|
 |

|
 |
Kjo është një
faqe personale.Që ka të bëj rreth meje .Pasi që jam Në Turqi,Ankare,një kohsishtë mundem tt'ju informoj rreth shqiptarëve
në Turqi....Këtu mundeni të gjeni muzik në gj. shqipe dhe në gj.turke.
Në këtë faqe mundeni të gjeni informacione
rreth Univerzitetëve në Turqi.Procedura e mësimit,sistemi edukativ si dhe shume e shume rreth kolexhëve Turke që jan të përhapur
në Botë.
Këtu mundeni të gjeni
Homepage në gj.shqipe,forume,infor. kulturore si dhe shumë gjëra interesante.Historija e Pop.Shqipëtar.H. e Preshevës,Historija
e popullit shqiptarë në Turqi...,mundeni të lidheni me forume rinore shqiptarë në mbarë Botë.
Fotoalbumesh,me pamje
nga mbarë trojet shqipëtare.......si dhe shumë foto. nga mrekullit e botës.......
|
 |
Presheva,Vendlindja Ime.
Treva e Preshevës në kohërat antike ka qenë nën sundimin romak. Provinca e Dytë
Provincia Dardanium ka qenë poashtu nën sundimin romak me kryeqytetin e saj Scup, Shkupi i sotëm. Gjat dyndjeve sllave, gjat
shek. VI dhe VII, në rajonin e Preshevës janë ndërtuar ca kështjella për t'u mbrojtur nga barbarët sllav. Për këto fortesa
më së miri flet historiani bizantin Prokopie. Këto kështjella ishin kalaja e preshevës si dhe ca të tjera në Karadak (Malësia
e Preshevës). Gjer në shekullin IX, rajoni i Preshevës mbetet nën pushtimin Bizantin. Nga gjysma e dytë e shek. IX gjer në
shek X rajoni i Preshevës pushtohet nga ana e Mbretërisë Bullgare. Prej shek. XI e deri në shek XII, Presheva me rrethinë
gjendet nën sundimin Bizantin. Në fund të shek. XII, sipas dokumenteve sërbe, Preshevën e gjejmë të pushtuar nga ana e Nemanjiqëve
deri më vitin 1455. Gjat kësaj kohe, popullsia autoktone i takonte religjionit të krishterë të përhapur nga romakët. Krahas
popujve tjerë, edhe shqiptarët e këtyre trevava u bënin rrezistencë pushtimit osman-turk. Si rrjedhojë e rrezistencës shpeshëherë,
popullsia e këtyre anëve iu nënshtrohej zullumeve dhe represaljeve nga ana e barbarëve të ardhur nga azia. Presheva, emrin
që ka edhe sot, ka nga fjala latine që d.m.th. PRESH-Purri dhe EVA-fushë, pra Preshevë d.m.th FUSHA E PURRINJËVE.
|
|
 |
|
|
For more about albanian,clike in the links
''Se Shqiperia me ep nder,me ep emer Shqipetar''
|
|
|
 |